20 qytetet me hotelet me 5 yje më të lirat në çmim

Antalia në Turqi është qyteti më i lirë në botë për akomodimin në hotel me pesë yje, sipas hulumtimeve të reja.

Fun

17/01/2019 15:43

Hoteli më i lirë në destinacionin bregdetar kushton vetëm 39,62 dollarë për një natë, sipas agjentit të udhëtimit online Globehunters, i cili krahasoi 170 destinacione anembanë botës duke përdorur të dhëna nga çmimi i udhëtimit për të përpiluar indeksin e saj me pesë yje, transmeton lajmi.net.

Qyteti është mjaft i frekuentuar, i cili vepron si portë për rajonin jugor të Mesdheut të Turqisë, i njohur si bregu i bruzës.

Ai gjithashtu ka mbetje romake, përfshirë Portën e Hadrianit, e ndërtuar për të nderuar vizitën e perandorit romak në vitin 130 para erës sonë dhe Hidirlik Kullën që daton nga shekulli i 2-të.

Antalia u pasua nga Mexico City, prej 41.38 dollarësh; Sharm El Sheikh i Egjiptit me 50.51 dollarë dhe Kieva në Ukrainë, nga 51.23 dollarë.

Studimi i Globehunters theksoi 20 qytetet më të lira të hoteleve me pesë yje.

20 qytetet me hotelet me pesë yje më të lira në botë

– Antalia, Turqi
– Meksiko Siti, Meksikë
– Sharm El Sheikh, Egjipt
– Kiev, Ukrainë
– Siem Reap, Kamboxhi
– Fez, Moroko
– Santa Ana, El Salvador
– Delhi, Indi
– Guilin, Kinë
– Kuala Lumpur, Malajzi
– Manila, Filipine
– Ho Chi Minh, Vietnam
– Pekin, Japoni
– Sarajeva, Bosnja dhe Hercegovina
– Vientiane, Laos
– Hue, Vietnam
– Bangkok, Tajlandë
– Moskë, Rusi
– Goa, Indi
– Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. /Lajmi.net/