20 mijë bletë ndjekin një veturë dy ditë rresht, arsyeja shumë interesante

Në Wells, një veturë për dy ditë ka qenë e pushtuar nga 20 mijë bletë, dhe e gjithë pasi që mbretëresha e tyre kishte ngecur në bagazhin e kësaj veture.

Fun

05/01/2018 13:29

Carol Howarth, 65, pronarja e makinës, tha se ishte habitur kur kishte parë atë tufë bletësh të mbledhura tek makina e saj. “Ishte e pabesueshme, me të vërtetë. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Një gjë e tillë tregon asgjë tjetër veçse forcën e natyrës” ka thënë Howarth.

Gjyshja kishte parkuar makinën e saj në qendër të qytetit, në kohën e drekës, për të bërë pazar. Por, kur ajo ishte larguar, mijëra bletë papritmas vërshuan drejt makinës së saj duke i lënë kalimtarët të habitur me këtë spektakël gumëzhitës.

Ndërsa ajo ishte duke bërë pazar, skuadra e shpëtimit kishte arritur të kapte bletët. Duke menduar se çdo gjë kishte përfunduar, ajo u nis për në shtëpi, por nuk përfundoi me kaq. Disa bletë nga tufa e përndoqën gjyshen deri në shtëpi. Ajo thërriti përsëri skuadrën që kap bletët dhe kështu gjetën bletën mbretëreshë brenda.