20 fotografitë e javës nga “The Guardian”: Demonstratat në Gaza, llava që përpin shtëpitë dhe dasma mbretërore

Demonstratat në Gaza, shpërthimi i vullkanit Kilauea, dasma mbretërore në Uindsor dhe dalja para gjykatës e Harvey Weinstein janë disa nga temat e përcjella përmes fotografive në përmbledhjen e “The Guardian”. Fotografitë janë realizuar nga fotoreporterët më të mirë të botës dhe tregojnë ngjarjet më madhore të javës.

Fun

28/05/2018 10:07

Ishulli Gola, Irlandë. Një grua hedh votën në referendumin për abortin në ishull, ku votimi nisi më herët.
Gaza. Palestinezi proteston për të drejtën e rikthimit në atdheun e tij.
Havaj, SHBA. Llava nga shpërthimi i vullkanit Kilauea derdhet në oqeanin Paqësor, në juglindje të Pahoa.
Hajar al-Aswad, Siri. Anëtarë të forcave pro-qeveritare inspektojnë dëmet në lagjen Hajar al-Aswad në periferinë jugore të kryeqytetit Damask. Qeveria mori edhe lagjet e fundit të Damaskut nga kryengritësit duke e vendosur atë për herë të parë tërësisht në kontroll që prej vitit 2012.
Hollivud, Kaliforni. Stormy Daniels, aktorja e filmave për të rritur që ndodhet në betejë ligjore me presidentin Donald Trump, flet gjatë një ceremonie për nder të saj në Hollivud.
Riva Del Garda, Itali. Çiklistët në nisje të fazës së 17-të të xhiros së Italisë.
Londër, Angli. Avion i forcës ajrore mbretërore përpara numrit 10 të Downing Street për të përkujtuar 100-vjetorin e trupës.
Canterbury, Angli. Instalacion në katedralen e Kanterbërit me 100 fllucka për një ekspozitë të re të titulluar, “Nën qiellin e barabartë” ku shfaqen tema të luftës, kujtesës, emigracionit dhe refugjatëve dhe që shënojnë 100 vjet që nga fundi i luftës së parë Botërore.
Tegucigalpa, Honduras. Një avion privat mbuluar nga shkuma pas përplasjes në fund të pistës së aeroportit. Ekipi dhe pasagjerët u shpëtuan.
Punggye-ri, Koreja e Veriut. Kjo fotografi e publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve të Penianit tregon ceremoninë e shembjes së mjediseve të testimit bërthamor në Punggye-ri. Zyrtarët thanë se uzina është shkatërruar plotësisht.
Nju Jork, SHBA. Harvey Weinstein largohet nga gjykata penale e Manhatanit pasi u arrestua dhe u akuzua për përdhunim dhe akuza të tjera ndaj dy grave.
Mogadishu, Somali. Një burrë ecën përmes ujërave të përmbytjeve që i arrijnë deri në brez, në kryeqytetin e Somalisë, pas reshjeve të dendura të shiut.
Bangkok, Tajlandë. Demonstruesit përpiqen të thyejnë rrethimin policor në universitetin Thammasat gjatë protestës për shënimin e vitit të katërt të sundimit të juntës në Bangkok.
Havaj, SHBA. Një fluks masiv llave shkatërron gjithçka në rrugën e vet. Flakët nga mbetjet e një shtëpie duken në të majtë, ndërsa llava i afrohet një tjetër shtëpie në të djathtë. Shpërthimi aktual i vullkanit Kilauea është më i madhi në dekada, duke shkatërruar më shumë se 40 shtëpi deri tani dhe duke zhvendosur me mijëra njerëz.
Santa Fe, Teksas. Lule të vendosura në shkollën e Santa Fe pasi 10 persona, pjesa më e madhe studentë, u vranë kur një shok klase adoleshent i armatosur me shotgan dhe revolver hapi zjarr. Agresori i arrestuar u identifikua si Dimitrios Pagourtzis, një 17-vjeçar, nxënës i shkollës.
Dublin, Irlandë. Gratë mbajnë parulla në ditën e votimit për referendumin në Irlandë, duke kërkuar liberalizimin e ligjit të abortit në vend.
San Jose Villanueva, Salvador. Një zog pushon në kokën e një dreri bisht-bardhë në San Jose Villanueva.
Manila, Filipine. Një kukull Miki Maus varet në një degë në plazhin e mbushur plot me mbeturina në zonën e ndotur afër Manilës.
Uindsor, Angli. Aktorja amerikane, Meghan Markle shkon drejt altarit në kishën e Shën Xhorxhit, në kështjellën Uindsor, gjatë martesës me princin Harry.
Uindsor, Angli. Yvette Williams, përfaqësuese e “Drejtësi për Grenfell” dhe Clarrie Mendy-Solomon, e cila humbi dy anëtarë të familjes së saj në këtë zjarr, flasin në ceremoninë përkujtimore në hapje të hetimit për katastrofën e kullës Grenfell.