20 fakte interesante për trurin e njeriut!
Truri i njeriut është një univers në vete. Më poshtë keni disa nga faktet më interesante të këtij 'universi'.
Fun
- Truri i njeriut konsumon 20% oksigjen në gjakun tonë dhe 25% glukozë (sheqer) që qarkullon në gjak.
- Në trurin tonë ndodhen afërsisht 100 miliardë neurone, por ata përbëjnë vetëm 10% të trurit. 75 % është ujë.
- Truri juaj është në gjendje të ketë më shumë ide, nga sa ka atome në Univers!
- Truri prodhon energji elektrike aq të fortë, sa të ndezë një llampë nga 10 deri në 23 vatëshe.
- Truri i një të rrituri peshon mesatarisht 1.3-1.4 kg. Madhësia dhe pesha nuk kanë asnjë lidhje me kuocientin e inteligjencës,transmeton bota.al.
- Kur ndërpritet prurja e gjakut në tru, ai e humbet vetëdijen pas 8-10 sekondash. Truri mund të mbijetojë 4-6 minuta pa oksigjen.
- Gjatë vitit të parë të jetës, truri i të sapolindurve trefishohet në madhësi.
- Studimet tregojnë se 50-70% e dhimbjes fizike shkaktohet nga asgjë më shumë se një mendje e sëmurë (stres).
- Truri nuk ka receptorë dhimbjeje e si pasojë ai nuk mund ta ndiejë dhimbjen.
- Truri është më aktiv kur ju flini gjumë. Po kështu njerëzit me kuocient më të lartë inteligjence ëndërrojnë më shumë.
- Shumë studime kanë konkluduar se truri ynë krijon kujtime false. Truri juaj mund të krijojë një ngjarje në fëmijëri që në fakt nuk ka ndodhur.
- E qeshura vë në lëvizje pesë rajone të ndryshme të trurit.
- Pjesa e majtë e trurit kontrollon anën e djathtë të trupit, ndërsa pjesa e djathtë kontrollon anën e majtë.
- Një tru i shëndetshëm nuk e humbet kurrë aftësinë për të mësuar.
- Studimet kanë treguar se hipokampusi, pjesa që lidhet me vetëdijen pamore-hapësinore, është më i zhvilluar tek taksixhinjtë e Londrës se sa tek njerëzit e tjerë. Taksixhinjve u kërkohet të mësojnë cdo rrugë në Londër para se të marin Licencën. Ata kalojnë muaj apo vite të tërë duke u përpjekur t’i memorizojnë të gjithë rrugët.
- Ka disa “neurone pasqyrë” në tru dhe ata janë arsyeja përse ne gogësijmë, kur shohim të tjerë që gogësijnë përreth nesh. Shkencëtarët besojnë se këta neurone specifike janë përgjegjës për ndjenjën e përgjithshme të dhembshurisë ndaj të tjerëve.
- Kokaina aktivizon qendrën e kënaqësisë në tru dhe cliron dopaminë dhe serotoninë, të cilat të bëjnë të lumtur. Kjo qendër aktivizohet edhe kur ndihmoni njerëz që janë në nevojë.
- Sa herë që kujtoni dicka apo keni një mendim të ri, ju krijoni një lidhje të re në tru.
- Ndërkohë që truri i elefantëve është fizikisht më i madh se sa i njerëzve, truri i njeriut zë 2% të peshës totale të trupit (krahasyar me vetëm 0.15% të trupit që zë truri i elefantëve), që do të thotë se njerëzit kanë trurin më të madh në raport me përmasat e trupit.
- Studime të shumta shkencore kanë konkluduar se nëse u lexojmë me zë të lartë fëmijëve dhe u flasim atyre, shpesh herë kontribuojmë për zhvillimin domethënës të trurit të tyre.