20% e popullsisë së botës janë në YouTube

1.5 miliardë njerëz të regjistruar, gati 1/5 e popullsisë së botës, çdo muaj hyjnë në YouTube, mesatarisht, për një orë shikojnë video në smartphone e tablet, pa numëruar llojet e tjera.

Auto & Tek

23/06/2017 17:50

Kjo shifër është bërë publike nga kompania me rastin e VidCon, konferencës së dedikuar videove online në Kaliforni.

Në një postim në blogun e saj, administratorja Susan Wojcicki, thotë se janë arritur 250 milionë shikime për përmbajtjet origjinale, 37 seri dhe filma të shpërndarë deri tani në platformën me abonim YouTube Red, dhe ka paralajmëruar përmirësime të tjera që do të vijnë në aplikacion, apo dhe në versionin për kompjuter. /Lajmi.net/