20 burra shtyjnë avionin 35 tonësh

Punonjës të aeroportit “Tambolaka” në Indonezi janë fotografuar teksa shtyjnë një avion 35 tonësh, duke u bërë viralë në internet.

Fun

10/02/2018 21:17

Rreth 20 persona duken në foto ndërsa shtyjnë avionin në drejtim të terminalit.

Zyrtarë të aeroportit thanë se ishin punonjësit që e shtynë avionin, por në rrjetet sociale komentuesit shkruan se avioni ishte prishur dhe ishin pasagjerët ata që po e shtynin.