2 torte të mrekullueshme që duhet t’i keni për këtë Bajram

Festa e Kurban Bajramit po afrohet, dhe ne në ditët në vazhdim do të vazhdojmë të publikojmë receta të ndryshme të cilat mund t'i përgatitni për këtë festë.

Lifestyle

22/09/2015 14:35

Tortë e lëngshme me çokollatë

Përbërësit:

60gr sheqer
4 vezë
50gr arra të bluara
20gr miell
20gr kakao
½ pluhur për pjekje
Lëvore e 1 portokalli e grirë në rende

Kremi:
Ajkë e ëmbël
200gr çokollatë për zierje
80ml qumësht
50gr margarinë
40gr sheqer
2 lugë nutellë
2 portkokaj

Glazura:
150ml ajkë e ëmbël
100gr çokollatë për zierje
Lëvore e ½ portokalli të grirë në rende

Udhëzimet:
1. Ndahen të bardhat nga të verdhat e vezës.
2. Përzihen të bardhat me 30gr sheqer.
3. Të verdhat tunden me 30gr sheqer dhe në këtë masë shtohet edhe mielli i përzier me pluhurin për pjekje dhe kakao.
4. Përzihen arrat e bluara dhe lëvorja e portokallit dhe shtohen tek masa me të bardhat e përziera në shkumë të fortë.
5. Tani i përziejmë të dyja masat me të bardhat e vezës dhe të verdhat, dhe përziejmë derisa të bëhet një masë homogjene.
6. Këtë masë e vendosim në kallëp të lyer dhe të mbuluar me letër për pjekje me madhësi 24cm.
7. Pasi pjekim në temperaturë 180gradë për 20 minuta, pandispanjën e lëmë të ftohet.
8. Ndajmë pandispanjën në dy shtresa.
9. Për kremin marrim portokallet dhe i grijmë të tëra në blender.
10. Çokollatën e shkrijmë me qumështin, ajkën e ëmbël dhe sheqerin. I përziejmë me puren nga portokallet e bluara.
11. Shtojmë dhe nutellen dhe përziejmë edhe pak pastaj e lëmë të ftohet kremi.
12. Në një tabaka shtrojmë njërën pjesë të pandispanjës dhe lyejmë me gjysmën e kremit.
13. Përsipër qesim dhe pandispanjën e dytë dhe mbulojmë me kremin e mbetur.
14. Ëmbëlsirën e lëmë të ftohet në frigorifer.
15. Për glazurën ngrohim ajkën e ëmbël, çokollatën e copëtuar dhe shtojmë lëvoret e portokallit të grirë në rende dhe e mbulojmë përsipër tortën dhe e lëmë të ftohet.

Tortë me arra
61

Përbërësit:
6 të bardha të vezës
130gr arra të bluara
100gr sheqer
1 qese sheqer vanilje
½ qese pluhur për pjekje
2 lugë miell

Filli:
6 të verdha të vesë
150gr sheqer
400ml qumësht
2 lugë nisheste
Një qese puding vanilje
200gr margarinë

Udhëzimet:
6 të bardha të vesë tunden me sheqer derisa të fitohet një shkumë e fortë. Mielli përzihet me pecivë, sheqer vanilje dhe arrat e bluara dhe qitet në shkumën e bërë nga të bardhat e vesë dhe tundet ngadalë që masa mos të bie. Atëherë kjo masë qitet në tepsi katrore 30×35 dhe piqet në temperaturë 180 gradë derisa të skuqet.

Në ndërkohë zihet kremi prej 6 të verdhave të vesë që përzihen me sheqer dhe tunden derisa të zbardhet ngjyra. Mirren 2 lugë nisheste dhe një qese pluhur puding vanilje dhe pasi të përzihen bashkë qiten në qumësht të ftohët dhe fillon zierja duke i përzier vazhdimisht me telin për përzierje që të mos krijohen kokrra derisa të trashet masa dhe në fund i qetet margarinë dhe përzihet akoma derisa të shkrihet. Largohet nga zjarri dhe masa e pjekur me të bardha të vesë ndahet në tri shtresa dhe renditen një shtresë me arra dhe një shtresë me fill. Në fund zbukurojeni sipas dëshirës.

Për më shumë receta të tjera, klikoni këtu.