2 Ton sjellë albumin e parë

Reperi nga Ferizaj Arton Avdyli i njohur si 2 Ton këtë verë do të sjellë albumin e tij të parë.

ShowBiz

22/05/2015 19:00

Gjersa po shijon suksesin e arritur me bashkëpunimin me Labinot Tahirin,2 Ton po vazhdon punën për albumin e tij të parë.

Reperi ferizajas është duke punuar rreth albumit në Art Studio dhe sipas asaj që ka shkruar ai sipër një fotoje të postuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”,albumi do të jetë gati këtë verë.(lajmi.net)