2 Ton dhe Labinot Tahiri nisin xhirimet e klipit të ri, vishen njësoj

Javë më parë këngëtarët nga Ferizaji kanë bërë të ditur se janë në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

ShowBiz

22/05/2018 18:21

Ishte Labinot Tahiri ai i cili ka zbuluar më herët këtë duet, ekskluzivisht për lajmi.net

Ai për lajmi.net pati treguar se kënga i dedikohet dashurisë dhe teksti është shkruar nga 2 Ton, po ashtu Tahiri zbuloi se ky projekt muzikor është incizuar në kohë rekord brenda natës, ndërsa orkestrimi është bërë në Maqedoni, dhe se refrenin do ta këndojë vetë ai.

Xhirimet e këtij video projekti kanë nisur dhe se kënga finalizohet shumë shpejt.

Ndërkaq, së fundmi këngëtarët kanë shfaqur disa pjesë nga klipi i ri teksa dhe shihen se kanë zgjedhur veshjen e njëjtë, këmisha të bardha.

“Kur vi me deputetin…”, shkruan 2 Ton.

“Nuk ka keq, kur duam mirë?✊? Rrallë e për mallë, thot populli. U xhirua klipi i kënges se re me ‘2 Ton’ me shumë vullnet?? Shpejt në syt e juaj! Faleminderit për përkrahjen i dashur publik! L A B I”, shkruan Tahiri.

Kujtojmë që ky nuk është bashkëpunimi i vetëm i dyshes, “Krejt ti fala”, e kanë lansuar para tri viteve. /Lajmi.net/

YouTube player

https://www.instagram.com/p/BjFSYLRBNa4/?hl=en?&taken-by=2tonofficial

https://www.instagram.com/p/BjFUAqHBVqY/?hl=en?&taken-by=labinottahiriofficial