2 mijë fëmijë janë rekrutuar si luftëtarë nga Boko Haram në vitin 2016

Të paktën 2.000 fëmijë janë rekrutuar me forcë si lufëtëtarë nga organizata Boko Haram e Nigerisë, vetëm në vitin 2016.

Bota

21/02/2017 19:35

UNICEF tha se këta fëmijë kanë luftuar në vende afrikane si Kamerun, Çad, Niger dhe Nigeri,ku ka pasur kryengritje, transmeton lajmi.net.

Kjo organizatë ka shtuar se dhjetëra e mijëra fëmijë kanë qenë gjithashtu të rekrutuar si luftëtarë në konfliktet e armatosura në Sudanin e Jugut, Afrikë, Siri dhe vende tjera.

Të gjitha këto statistika u konfirmuan në një konferencë në Paris, për mbrojtjen e fëmijëve nga konfliktet e armatosura. /Lajmi.net/