2 lëvizje për një bel të bukur

Pantallonat e ngushtë dhe të rehatshëm zakonisht ju ndihmojnë që të shfaqni një bel më të dukshëm se kurrë. Por, nëse dëshironi që të keni një bel të hollë dhe të formësuar, duhet që patjetër t’i ndiqni këto dy lëvizje.

Lifestyle

10/01/2015 22:18

Një bel prej 35 inç apo më shumë i vë femrat në një rrezik nga sëmundje të zemrës dhe diabetit. Të ushqyerit e mençur, stërvitjet dhe lëvizjet e forta si këto më poshtë do të ju ndihmojnë që të keni një bel më të mirë.

Lëvizjet kanë synim që ta formësojnë dhe ta bëjnë belin tuaj më të mirë. Bëni dy apo tri sezione në javë, me një pushim në mes të ushtrimeve, transmeton Lajmi.net.

Pozita ulur me gjunjët e ngritur
Duke e mbajtur shpinën tuaj të drejtë, uluni në dysheme dhe ngritni gjunjët tuaj lartë, duke i prekur nyjet e këmbëve me njëra-tjetrën. Vendosni duart tuaja prapa në dysheme për të mbajtur balancën.

Kontraktoni muskujt e barkut, dhe ulni këmbët në anën e majtë derisa ato janë rreth 6 inç nga dyshemeja, duke i mbajtur nyjet e këmbëve të bashkuara dhe supet tuaja përpara. Këmbët duhet të rrokullisen por duhet të qëndrojnë në dysheme. Mbani për një sekondë dhe më pas ngritni këmbët tuaj dhe kaloni në anën e djathtë. Përsëriteni këtë në çdo anë për një minutë!

Shtrirja anësore
Qëndroni në anën tuaj të djathtë me këmbët tuaja të shtrira. Vendoseni parakrahun tuaj drejtë përpara belit tuaj dhe ngriteni dorën e djathtë në anën e majtë. Vendosni dorën e majtë prapa kokës, kështu që bërryli të jetë në drejtim të tavanit.

Më pas, duke qëndruar në këtë pozitë, ngrijeni këmbët e djathtë lartë duke bërë një hapje të këmbëve prej gjysmë metre. Mbajeni për dy sekonda dhe më pas ngadalë kthehuni në pozitën fillestare, transmeton Lajmi.net. Filloni me 5 deri në 8 lëvizje të këmbës në çdo anë dhe pas dy seteve pushoni 1 minutë.