2 gusht 1945 apo Dita e Holokaustit ndaj romëve  

Mëngjesi i sotëm nuk ishte i zakonshëm, ashtu siç di te jetë çdo herë. Sot, çdo pjesë e trupit tim ndjen dhimbje. Sot, as vet nuk e di se si do te filloj programin informativ për t’i kujtuar gjithë botës, që para 72 vjetësh, më shumë se 800. 000 fëmijë motra e vëllezër përjetuan masakrën me ç’njerëzore nga nazistet gjermanë, ne krye me diktatorin Adolf Hitler, ne Aushvic të Polonisë, gjegjësisht në Kampin "Birkenau",  të ashtuquajtur “Kampi i Vdekjes”, në  Luftën e Dytë Botërore dhe për një arsye të vetme: "Ju jeni romë, dhe s’keni të drejtë të jetoni"!

Opinion

02/08/2016 18:19

Sot, Holokausti ndaj romëve, ose poraimos, është  i njohur edhe ndërkombëtarisht nga Parlamenti Europian, ku është  pranuar dhe miratuar rezoluta  e 2 gushtit si  – Holokausti ndaj romeve.

Para dy vjetësh, studentet e komunitetit  rom nga Kosova, të shoqëruar nga disa studentë të komuniteteve tjera, vizituan Aushvicin, në Poloni, gjegjësisht kampin “Birkenau”, vendin ku nazistët zbatonin urdhërat e Hitlerit për të masakruar romët. Studentet janë takuar me persona të shtyrë në moshë të cilët përjetuan tmerrin dhe nga rrëfimet e tyre, të gjithë studentët janë përlotur…

Ata tregonin se si Hitleri i mashtronte duke i dërguar në një depo, kinse për të bërë “dush ” , dhe pastaj që të gjithë trupat e tyre i ka  djegur për së gjalli, dhe i ka  përdorë  si “nxehje qendrore”, për t’u ngrohur nazistët.

Sot, emrat e viktimave janë të shkruara në mure, në vendin ku ka ndodhur kjo tragjedi çnjerëzore, masakër ndaj romëve.

Çdo vjet  këto viktima përkujtohen nga delegatë të ndryshëm botërorë romë, si dhe ndërkombëtarë, duke vizituar Aushvicin, për të nderuar viktimat, për të na dhënë ne  si romë, kurajë si dhe mbështetje duke na thënë se: “Bota është shtëpia juaj”.

Denis Galushi

E gjithë kjo që  përjetuan romët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ne sot na bën krenarë. E di, ndoshta tingëllon si jo normale, por fal kësaj, ne sot e ndjejmë vetën më të fortë se kurrë, sepse, nga kjo tragjedi mësuam ;

1.Si duhet të ruajmë gjuhën, kulturën dhe traditën me xhelozinë më të madhe, kur është  tentuar të zhduket nga te tjerët.

2.Si t’ju tregojmë të tjerëve se çfarë do të thotë të duash dhe të ruash gjuhën tënde, edhe pse nuk e ke një shtet (të caktuar) në botë për të jetuar.

3.Si t’ju tregojmë të tjerëve qe nuk jemi së bashku në një shtet, por gjithnjë të bashkuar në një trup me shpirt dhe mendje.

4.Si t’ju tregojmë të tjerëve që jemi me miliona anembanë botës, nuk jetojmë të “izoluar” por as të kufizuar.

5.Si të mos hapim luftë dhe urrejtje në mesin e popujve, por brengat dhe hallet tona t’i adresojmë përmes këngës. Sepse, çka do te thotë të humbasësh jetë, këtë e dimë ne më së miri se çdokush tjetër.

6.Si të jetojmë në paqe, dhe te sakrifikohemi për të.

7.Si të ruajmë emrin tone rom,  kur ai shumë herë neglizhohet me terma pezhorativë (maxhup, cigan, cingene…) nga të tjerët.

8.Si t’u tregojmë të tjerëve që jemi minoritet në çdo vend, por me një kulturë të pasur, dhe mburremi me atë që kemi. Ndoshta shumë herë ankues, por të kënaqur me atë çka na ofrohet.

9.Si t’u tregojmë të tjerëve qe ne nuk bëhemi ashtu siç dëshironi ju, por jemi ata që kemi qenë gjithmonë – romë. Përmes artit të Pablo Picasos e Charli Chaplinit.

10.Si t’u tregojmë të tjerëve, “si mposhten të pamposhturit”, në këtë rast Tayson Fyurri – Vlladimir Klitçko.

11.Si t’u tregojmë të tjerëve që mbajtës të emrit Rom, mund të jenë edhe komunitete të tjera. Sepse, emri Rom do te thotë “njeri”- roma “njerëz”.

Pra, të gjithë ju mund të jeni ‘’ROM’’.

people2

Këto që i ceka më lart, çdo pjesëtar i komunitetit rom  duhet t’i mbajë në mend, dhe t’i përdorë si “proteina’’ për trupin, mendjen dhe shpirtin e tij, duke pasur gjithnjë në mendje, integrimin, por kurrsesi asimilimin.

Sot, u shënua 72 vjetori i Holokaustit ndaj romëve në Kampin e “Birkenaut” të Polonisë. Ky ishte një përkujtim për të gjithë ju, e sidomos për komunitetin rome. Sepse,”nëse historia e një populli harrohet, e ardhmja nuk mund të krijohet”!

Autor, Denis Galushi, gazetar nga Prizreni  i Radio Kosovës, programit të dytë, seksioni në gjuhën rome.