2% e nxehtësisë në Saharë mund të furnizojë me energji tërë planetin

Energjia diellore konsiderohet prej kohësh si një zgjidhje për nevojën e planetit tonë për elektricitet.

Auto & Tek

07/05/2015 14:22

Në baza të rregullta, dielli ynë jem më shumë voltazh se që mund të përshkruhet. Nëse do të përpiqeshit për të shkruar shumën, ju do të kishit nevojë për shumë zero që të shtoni në të.

Fatmirësisht, jo e gjithë kjo arrin në Tokë. Nëse do të arrinte, ne do të digjeshim. Sidoqoftë, në një ditë pa re dhe me diell, një metër katrore e Tokës merr rreth një kilovat energji nga Dielli, transmeton Lajmi.net.

Pra, për gjashtë orë në mes të një dite me diell, një zonë e madhësisë së një pishine të vogël do të marrë rreth 288 kilovat energji. Për fat të keq, teknologjia aktuale nuk mundëson marrjen e kësaj shume në mënyrë efikase.

Tani, imagjinojeni, teknologjia e ardhshme do të na lejojë që të marrim 80% të asaj energjie dhe ta përqendrojmë atë energji diellore për 2000 herë.

Falë mendjeve të shkëlqyera në IBM, Airlight Energy dhe universiteteve zvicerane kjo do të bëhet realitet. I njëjti proces ka filluar të funksionojë në fabrikën më të madhe në botë të energjisë diellore, në shkretëtirën Mojave.

Si funksionon? Një pjatë e madhe pasqyrë (apo një set pasqyra) i përqendron rrezet e diellit në një pikë pranuese në pjatën e parë, që duket si një satelit i TV, transmeton Lajmi.net.

Ky marrës përmban qeliza që e procesojnë dritën e koncentruar të diellit. Qelizat që mbledhin energjinë janë secila 1cm. Secila nga këto qeliza i konvertojnë rreth 200 deri 250 vat energji për 8 orë, në një ditë mesatare me diell.

Po ti vendosin 144 prej tyre në një panel të madhësisë së një metër katrore do të bëhet e mundur që të procesojnë rreth 30,000 vat në ditë.

Për ta bërë këtë, hulumtuesit kanë shpikur një “mikro-sistem të ftohjes”, bazuar në sistemin e venave dhe arterieve në trupin e njeriut. Nxehtësia e absorbuar nga qelizat diellore, kapet si një efekt anësor i lirë dhe mund të përdoret për shumë gjëra, duke përfshirë edhe kondicionimin e ajrit, transmeton Lajmi.net.

Këto mund të ndërtohen si njësi të vetme ose si pjesë e një rrjeti, kudo ku dielli është më i dukshëm gjatë ditës. Hulumtuesit janë duke shikuar mundësinë e vendosjes së këtyre njësive në shkretëtirën e Saharës, aty ku dielli shfaqet gjatë gjithë kohës dhe ku është shumë nxehtë.

Solarthermie / Siemens

Për ata të cilët nuk e dinë, shkretëtira e Saharës është një zonë sa ¾ e Mbretërisë së Bashkuar dhe do të mund ta furnizonte tërë planetin me energji për shkak të kapacitetit diellor që ka.

Se kur do të bëhet realitet ky projekt mbetet të shihet.