Sporti kosovar në zi, ndërron jetë punëtori i madh sportiv – Lajmi.net
Sporti kosovar në zi, ndërron jetë punëtori i madh sportiv
Autori: Lajmi.net SportSporti Vendor 20:28, 1 November 2017
Ka ndërruar jetë punëtori i madh sportiv, Hamdi Halimi.

Ai ishte kudo ku kishte ngjarje sportive. Angazhimi i tij ishte i pamohueshëm, duke dhënë kontribut të madh vullnetarisht.

“JO-ja për Hamdiun nuk ekzistonte, sa herë që federatat e ndryshme kërkonin përvojën dhe ndihmën e tij.

I tillë ishte edhe në ngjarjet e organizuara nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe e fundit që dha kontribut të çmuar ishte Dita Olimpike 2017. Entuziazmi i tij që vrapimi dhe rezultatet e mbi 2 mijë fëmijëve të kenë mbarëvajtjen e duhur, ishin të pashoqë.

Fjalët për të përshkruar atë që bënte Hamdiu për aktivitetet e shumta sportive, janë më të paktat që mund të bëhen për një njeri siç ishte ai.

auto_hamdihalimi1509463607

Dashuria e tij për dijen dhe protagonizmi i tij pozitiv i kudondodhur në aktivitete sportive dhe në trajnimet e Lëvizjes Olimpike do të na mungojnë të gjithëve.

Halimi ka qenë trajner në gjimnastikë, është marrë shumë me atletikë dhe ka kontribuar për sportin në përgjithësi. 

31 tetori i vitit 2017 do të kujtohet për humbjen e një njeriu plot entuziazëm, një njeriu me vlera për shumë federata sportive.

Ndaj, në emrin tim personal dhe në emër të Lëvizjes Olimpike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes tuaj, miqëve, sportdashësve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin figurën e z.Hamdi Halimi”, thuhet në njoftimin e KOK-ut. 

Fjalët kyçe: KOK

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Berry Rush
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball