1999 – 2017, këta janë fituesit e festivalit ‘Kënga Magjike’

“Kënga Magjike” është festival i këngës që ka nisur qysh atëherë kur muzika duhej të ringjallej më shumë se kurrë.

ShowBiz

03/10/2018 21:44

Menjëherë pas luftës në vitin 1999 me një nismë të producentit të njohur shqiptar, Ardit Gjebrea filloi festivali madhështor, të cilit nuk i munguan as emrat e rinj që ishin në fillimet e karrierës së tyre, shkruan lajmi net.

Ky festival përgjatë çdo viti shoqërohej me njerëz të mëdhenj dhe artistë me vlera, e padyshim se brenda tyre përfshihen edhe në ‘skandale’ dhe surpriza të shumta.

Spektakli madhështor tash e disa vite ka mbledhur këngëtarë nga gjitha trojet shqiptare, ku secili prej tyre lë një pjesë të zemrës aty.

Duke filluar nga viti i parë, përkatësisht 1999, fituese e këtij edicioni ishte Elsa Lila, njëra prej atyre artisteve që rrëmbeu fitoren në mes të 34 këngëve. Ajo u rikthye në skenë pas 10-vitesh mungesë e cila mori jo vetëm çmimin e madh por edhe zemrën e publikut. Në skenën e festivalit, Elsa u vlerësua me medaljen “Naim Frashëri”, nga vetë Presidenti i Republikës. Në eventin e parë Arditi u shfaq përkrah dy bukurosheve, Valbona Selimllarit dhe Venera Mustafës.

Viti 2000, është viti kur festivali ‘Kënga Magjike’, shënoi një vjetorin ku edhe për herë të parë pas një mungese 15-vjeçare ktheu ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën. Një zë dhe një performancë e jashtëzakonshme nga ana e saj ngriti publikun shqiptar në këmbë pas një kohe të gjatë. Marrë parasysh përvojën e një viti, festivali tashmë solli emocione lot dhe duartrokitje të fuqishme. Çmimi i këtij festivali mbeti në Shqipëri i cili i dedikohet motrave Libohova. Karakteristikë e këtij spektakli ishte përzierja e gjuhës shqipe me atë gjermane, pasi Arditi në krah si prezantuese kishte Sabine Blumayer.

Pas prezantueses gjermane, Blumayer viti 2001 i festivalit ishte po ashtu i veçantë me tri bukuroshe të famshme, Kristen Pizani, Brigitte Serveni dhe Natalia Estrada, të cilat i dhanë edhe më shumë ngjyrë dhe sharm ‘Këngës Magjike’. Edhe këtë herë nuk munguan të ftuarit specialë dhe juria e kryesuar nga shkrimtari Vath Koreshi, ku çmimin e parë ia ka besuar duetit të Rovena Dilos dhe Pirro Çako një këngë që shumë shpejt u shndërrua në hit.

“Kënga Magjike” vazhdon të ndjek suksesin e viteve paraardhëse me pjesëmarrjen e emrave të shumtë nga Shqipëria dhe më gjerë, që u jep hapësirë gjithë artistëve për të dëshmuar veten.

Për të gjithë adhuruesit e festivalit ‘Kënga Magjike’, lajmi net ju sjell listën e plotë të fituesve ndër vite.

1999: Elsa Lila- “Vetëm një fjalë”

2000: Irma& Eranda Libohova- “1000 ëndrra”

2001: Rovena Dilo&Pirro Cako- “Për një çast”

2002: Mira Konçi-  “Një fjalë”

2003: Ema Bytyçi- “Ku je ti”

2004: Irma Libohova- “Prapë tek ti do vi”

2005: Genta Ismajli- “Nuk dua tjetër”

2006: Armend Rexhepagiqi- “Kur dashuria vdes”

2007: Aurela Gaçe- “Hape veten ti”

2008: Jonida Maliqi- “Njëri nga ata”

2009: Eliza Hoxha&Rosela Gjylbegu- “Rruga e zemrës”

2010: Juliana Pasha&Luiz Ejlli- “Sa e shite zemrën”

2011: Redon Makashi- “Më lër të fle”

2012: Alban Skënderaj- “E refuzoj”

2013: Besa Kokëdhima- “Tatuazh në zemër”

2014: Aurela Gaçe&Young Zerka- “Pa kontroll”

2015: Aurela Gaçe- “Akoma jo”

2016: Rozana Radi- “Ma thuaj ti”

2017: Anxhela Peristeri- “E çmendur”

Ndërsa, ‘Kënga Magjike’ e këtij viti shënon 20 vjetorin e realizimit të festivalit ku tashmë është publikuar promoja që fton të gjithë pjesëmarrësit t’i paraqesin këngët e tyre.

Pasi jemi tek një vit i veçantë nuk ka dyshim se do të ketë edhe shumë surpriza dhe gjëra interesante. Deri në fillimin e edicionit të sivjetmë, mund t’i shijoni dhe rikujtoni këngët që lanë gjurmë tek secili nga ne. /Lajmi.net/