1964 Ford GT40 shitet për 7 milionë dollarë

Një model i rrallë i Ford shkoi në ankand gjatë fundjavës dhe u shit për 7 milionë dollarë. Prototipi GT/104 ishte një veturë që garonte në Le Mans, i vozitur nga shoferi Jo Schlesser dhe Richard Atwood, por ishte detyruar të largohej nga garat pasi që kishte ndezur flakë.

Auto & Tek

19/04/2014 19:31

Vetura ishte njëra nga dy modelet e përgatitura për Shelby American në sezonin 1965. Makina nuk gëzoi sukses të madh në rrugë, por luajti një rol të rëndësishëm në historinë e modeleve GT dhe tani ajo është restauruar nga specialisti i GT, Paul Lanzante.

Tani ajo është më e bukur dhe me një stil më të veçantë, si brenda ashtu dhe jashtë saj. Ajo u shit për 7 milion dollarë në ankand gjatë fundjavës.