19,000 myslimanë të kërcënuar në Afrikë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se mëse 19,000 myslimanë mbeten të kërcënuar në Republikën e Afrikës Qëndërore. Kërcënimi vjen kryesisht nga milicitë e krishtera. OKB thotë se është e gatshme të ndihmojë në evakuimin e tyre.

Bota

01/04/2014 17:10

Zëdhënësja e Komisionit të Lartë për Refugjatë pranë OKB-së, Fatoumata Lejeune-Kaba, tha se grupet paramilitare, të cilat njihen si forcat anti-Bakala, kanë marrë kontrollin e rrugëve kryesore në qytetin Bangui, si dhe kontrollojnë rrugë e qytete në jugperëndim të vendit.

Lejeune-Kaba thekson se parandalimi i një masakre të mundshme, për momentin, po ndodh vetëm fal forcave franceze dhe atyre të Unionit Afrikan, tramseton Radio Evropa e Lirë.

Ajo ka deklaruar se OKB-ja po përgatitet që të ndihmojë në gjendjen e strehës së sigurt për myslimanët e kërcënuar dhe se organizata që ajo përfaqëson nuk ka dëshirë të qëndrojë duarkryq.