19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit pa Ramush Haradinajn

Qytetarë të shumtë sot janë bashkuar për të shënuar 19-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, fillimi i luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë.

Lajme

24/03/2017 13:23

Ata së bashku me fytyra të njohura politike dhe jopolitike kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të UÇK-së në Gllogjan, për të vazhduar më pas në Deçan për aktivitete të tjera që janë organizuar për nder të kësaj dite, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, për të kujtuar dëshmorët e Dukagjinit nuk ishte i pranishëm ish- komandanti i UÇK-së Ramush Haradinaj, i cili është duke qëndruar në Francë në pritje të vendimit nga Gjykata franceze, pas arrestimit që iu bë nga një flet-arrest të lëshuar nga Serbia për krime lufte.

Familja Haradinaj, përfshirë edhe bashkëshorten e Ramushit, Anita Haradinaj, është parë së bashku me qytetarët duke nderuar dëshmorët. /Lajmi.net/

17495834_10158432146155301_218822293_n