19-vjeçarja që jeton në një enë plastike, historia e trishtë e Rahmës (Foto)

“Filloi kur ishte vetëm 6-muajshe. Sapo kishte nisur të rrinte ulur. Gjithçka nisi me temperaturë dhe dhimbje barku. Më pas me trupin, duart dhe këmbët.”

Fun

20/07/2016 17:23

Ajo është një 19-vjeçare me ëndrra si të gjitha bashkëmoshataret e saj. Por, për shkak të një sëmundjeje të panjohur, trupi i saj ka mbetur i njëjtë si në kohën kur ishte vetëm 6 muajshe. Rahma Haruna jeton në Kano të Nigerisë. Ajo ka lindur një fëmijë i shëndetshëm, por kur ishte vetëm 6-muajshe, krejt papritur rritja e trupit i ndaloi.

“Filloi kur ishte vetëm 6-muajshe. Sapo kishte nisur të rrinte ulur. Gjithçka nisi me temperaturë dhe dhimbje barku. Më pas me trupin, duart dhe këmbët”, thotë nëna e saj, Fadi.

Familja e Rahmës përpiqet t’i sigurojë asaj një jetë sa më të mirë. Ata e transportojnë me një enë plastike, të cilën e vendosin në një karrige me rrota. Familjarët, në veçanti vëllai 10-vjeçar, kujdesen për të si për një bebe të porsalindur.

Vetë Rahma thotë se pavarësisht kufizimeve fizike, ka shumë ëndrra. Ajo ëndërron që një ditë të hapë një dyqan që do t’i sigurojë të ardhura familjes së saj.

Babai i vajzës thotë se ka shpenzuar gjithçka kishte me shpresën se do të gjente një kurë për të. Shumë njerëz i kanë ofruar ndihmë familjes së varfër nigeriane, pasi një artikull mbi jetën që bën Rahma u botua në mediat lokale.

611 515 419 323 221 137