19- vjeçarja nxjerr trupin në shitje për të kuruar vëllanë me kancer

Një studente e një shkolle të mesme po përpiqet të shesë virgjërinë për të mbledhur më shumë para për të kuruar të vëllanë me kancer.

Lifestyle

17/11/2016 00:19

Xu Yanhua është parë në një metro në Hangzhou, Kinë ku po përpiqej të shiste trupin e saj për 200,000 yan (23,405 paund).

Ajo mbante në duar një tabelë ku shkruhej: “Kurimi kushton më shumë se 200,000 yuan dhe familja ime nuk mund ta përballojë. A ka ndonjë person zemërmirë që mund ta shpëtojë tim vëlla?”

Xu deklaroi se do kishte me vete dhe një raport mjekësor ku tregohej se ishte e virgjër.

Vëllai i saj 23 – vjeçar ishte diagnostikuar me leuçemi tre vite më parë dhe familja e tyre ishte shumë e varfër për ta paguar kurimin që ai të jetonte./tvklan.al