19-vjeçari që vrau nënën e tij, flet për arsyen e vrasjes

Pesë muaj më parë, një djalë vrau nënën e tij duke e mbytur me kabllon e karikuesit të telefonit. Ngjarja ka ndodhur në Rusi, ndërkohë kanë dalë detaje të reja në lidhje me këtë vrasje.

Bota

07/05/2016 02:10

“Doja të dëboja djallin nga nëna ime”, është shprehur 19-vjeçari Egor Sosin, kur mbyti për vdekje të ëmën.

Egor Sosin është djali i Igor Sosin-it, pronar i një kompanie ndërtimi, që ka prona në vendet më të lakmueshme të botës.

Sipas tij, para se ta sulmonte brutalisht, nëna i kishte kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Sipas medieve ruse, Novikova Sosin e kishte dërguar djalin e saj në qytetin e Kazanit, ku po kurohej në një klinikë, për shkak të probleme që kishte me drogën.

“19-vjeçari ka marrë disa medikamente për qetësim, të cilat i kanë shkaktuar halucinacione dhe më pas ka rrahur nënën dhe e ka mbytur me karikuesin e telefonit. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur një koment zyrtar mbi gjendjen e tij mendore”, shkruajnë mediet vendase./shekulli