19 të vdekur pas përplasjes së helikopterit rus

19 persona kanë vdekur pas rrëzimit të një helikopterit rus në veri-perëndim të Siberisë, shkruan BBC.

Bota

22/10/2016 19:47

Helikopteri Mi-8 i cili kishte në bord 22 persona, shumica prej tyre punëtorë të kompanive të naftës dhe gazeve, u përplas ditën e premte në regjionin Yamalo-Nenetsky, transmeton Klan Kosova.

Presidenti Vladimir Putin ka shprehur ngushëllime për familjaret dhe të afërmit e viktimave.

Të mbijetuarit janë dërguar në spital mirëpo mjegulla ka ngadalësuar proceset e shpëtimit.