19 të arrestuar nga rrjeti i drogës ku humbi jetën majori shqiptar (Video)

19 persona të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës, ku humbi jetën majori shqiptar, Sokol Feka janë arrestuar nga Roja Civile në Spanjë. Në mesin e të arrestuarve është edhe një 32 vjeçar me kombësi spanjolle.

Bota

15/03/2015 16:25

Kreu i këtij grupi trafikantësh ishte Jose Maria RM, 42 vjeç, i cili po ashtu u arrestua gjatë këtij aksioni policor.

sokol_0

Policia spanjolle në cilësinë e provave materiale, ka sekuestruar 14 vetura, 28 mijë euro dhe një sasi të madhe droge.

Sipas medieve spanjolle, që citojnë burime nga policia, përveç majorit Feka nuk kishte asnjë shqiptar në grupin e trafikantëve.

Sokol Feka humbi jetën në 28 janar pasi helikopteri i tij u rrëzua në momentin që ishte duke transportuar hashash dhe po ndiqej nga një tjetër helikopter i Rojës Civile spanjolle.

YouTube player