18 të vdekur nga sulmet ajrore në Siri

Së paku 18 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 persona janë plagosur në sulmet ajrore nga forcat qeveritare në një paralagje të Damaskut, kanë deklaruar opozitarët dhe aktivistë sirianë.

Bota

15/03/2015 16:45

Në cak të sulmit ka qenë rrethina e Douma , ka thënë observatori sirian i opozitës për të drejtat e njeriut , me seli në Londër , njofton AP.

Më shumë se 100 njerëz janë plagosur, nga të cilët shumica nga ta rëndë, nga katër sulme ajrore, duke pasur frikë se numri i të vdekurve do të jetë më i madh kanë thënë aktivistët.

Më shumë se 215 mijë njerëz kanë humbur jetën në konfliktin katër vjeçar , kanë thënë më herët këta observatorë.

Konflikti në Siri ka hyrë sot në vitin e pestë, ku janë shpërngulur gjysma e popullsisë ndërsa kriza humanitare ka shkaktuar edhe përparimin e grupeve islamike, ku kanë marrë gjysmën e territorit të këtij shteti.