18 muaj me kusht për imamin, predikues të dhunës

Ai, në tetor të vitit 2016 kishte bërë thirrje për dhunë. “Myslimanët e këqij që nuk kryejnë ritet fetare në bashkësi, duhet të shmangen, të mallkohen dhe të digjen në shtëpitë e tyre”

Bota

23/11/2017 19:09

18 muaj burg me kusht, dëbim nga Zvicra dhe 10 vjet ndalim për hyrje të sërishme në këtë vend. Ky është verdikti që Gjykata e Qarkut e Winterthurit i ka shqiptuar imamit të xhamisë “An` Nur” në Winterthur. I përmenduri është një 25 vjeçar me prejardhje nga Etiopia.

Sipas akuzës, ai në tetor të vitit 2016 kishte bërë thirrje për dhunë. “Myslimanët e këqij që nuk kryejnë ritet fetare në bashkësi, duhet të shmangen, të mallkohen dhe të digjen në shtëpitë e tyre”.

Dënimi i shqiptuar sot është i përafërt me atë të kërkuar nga prokuroria. Ajo kishte kërkuar po ashtu 18 muaj burg me kusht por sa i përket kohëzgjatjes së ndalimit të hyrjes së sërishme në Zvicër, kërkesa e prokurorisë shkonte më larg: 15 vite.