18 gjërat që nuk duhet t’i bëni në këto shtete (FOTO)

Një person i cili i ka vizituar plotë shtete përgjatë 3 viteve, e ka përpiluar një listë me gjërat që nuk duhet t’i bëni në disa vende të caktuara.

Fun

07/12/2015 10:31

P.sh., në Francë konsiderohet jo e hijshme nëse pyetni për para.

Në Gjermani, njerëzit besojnë që një person nuk mund të jetojë deri në ditën e ditëlindjes nëse ia uroni më herët.

Në Kinë, orët dhe ombrellat shihen si fat i keq prandaj nuk duhet të ofrohen si dhurata.

Prandaj, lajmi.net e sjell për ju listën prej 18 gjërave që nuk duhet ti bëni në 18 shtete.

Kjo është lista.

1) Francë

Mos flisni apo mos kërkoni para.

2) Ukrainë

Nëse i jepni dikujt lule, sigurohuni që ato lule të mos jenë numër çift.

3) Zelanda e Re

Nëse i bie borisë në Zelandë të Re kjo merret si një ofendim.

4) Indi

Mos i prekni në publik njerëzit e gjinisë së kundërt.

5) Japoni

Mos lini bakshishe

6) Meksikë

Mos u ofendoni nga shakatë e vendasve.

7) Norvegji

Mos pyetni nëse shkojnë apo jo në kishë.

8) Turqi

Mos e bëni gjestin “OK”, sepse është shumë ofendues.

9) Britani

Mos i pyetni njerëzit sa e kanë rrogën.

10) Irlandë

Mos provoni të imitoni theksin irlandez.

11) Gjermani

Mos ia uroni dikujt ditëlindjen një ditë përpara.

12) Kenya

Mos i thërrisni njerëzit në emër, por në mbiemër.

13) Kili

Mos hani me duar, por me lugë e pirun.

14) Singapor

Mos hani në autobusët apo trenat e transportit publik.

15) SHBA

Mos harroni të leni bakshishe.

16) Itali

Mos porosisni kapuchino në restaurante.

17) Hungari

Mos i trokitni gotat kur të bëni ndonjë dolli.

18) Kinë

Nëse i jepni dikujt dhuratë, sigurohuni që ajo dhuratë të mos jetë një orë apo një ombrellë.

/lajmi.net