18.000 dollarë për shfrytëzimin e taxit vetëm për pak minuta

Një person nga Toronto, i cili e përdori shërbimin transportues Uber Taxi rreth qytetit, përjetoi një shembull ekstrem të fryrjes së çmimit.

Fun

13/12/2017 23:38

I dëmtuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, e shfrytëzoi këtë shërbim vetëm për pak minuta, për çka çmimi i zakonshëm do të duhej të ishte diku rreth 12-16 dollarë. Por në vend të kësaj ai u faturua me 18.518.50 dollarë kanadeze.

Fillimisht nga kompania Uber insistuan që fatura ishte në rregull dhe refuzuan t’ia rikthejnë paratë. Kjo qëndroi kështu deri në momentin kur një mik i të dëmtuarit e postoi fotografinë e udhëtimit në Twitter.

Më pas zëdhënësi i Uber e pranoi që kjo faturë masive ndodhi gabimisht dhe se kompania kishte vendosur t’ia rikthejë paratë, transmeton Klan Kosova.