17-vjeçarja në Londër nuk iu mbijeton plagëve, vdes në duart e nënës së saj

Dy sulme brenda një ore në Londër lënë të vdekur një 17-vjeçare dhe në gjendje të rëndë një 16-vjeçar.

Bota

03/04/2018 15:21

Një vajzë 17-vjecare është gjetur e vdekur mbrëmjen e së hënës në Tottenhem, pasi nuk mundi t’i shpëtonte plagëve.

Tri kilometra tutje në Londër, një tjetër adoleshent u gjet i plagosur rëndë, që akoma po lufton për jetë, transmeton Express.

Sulmet erdhën pas një rreziku që po i ekspozohet Londra në rritjen e krimeve. Policia ka njoftuar se dy sulmet nuk janë të lidhura mes vete.

Një dëshmitare 21 vjece ka treguar se vajza e vrarë ishte duke u argëtuar me shoqërinë e saj kur u gjuajt nga një veturë pa asnjë arsye.

“Vetura sapo kaloi andejpari, dikush nga brenda filloj të gjuante me armë”, ka thënë dëshmitarja.

Ajo ka treguar edhe për reagimin e nënës së viktimës sapo ka parë vajzën e saj të shtrirë për vdekje.

“Nëna e saj bërtiste afër vajzës së saj vetëm pas caste pasi viktima u godit”, ka treguar e dëshmitarja.