17 vjeçarja ndahet me moshatarin e saj për t’u lidhur me 44 vjeçarin

Epo kot nuk thonë që “dashuria nuk njeh moshë”. E doni edhe në zbatim? Ja, rasti i fundit eshte i nje vajze 17-vjeçare angleze e cila i dha fund marrëdhënies me moshatarin e saj dhe u lidh me një 44- vjeçar amerikan.

Lifestyle

05/05/2018 22:58

Avalon Garvey, nga Bradford, West Yorkshire, është shprehur se është shumë e lumtur me të dashurin e saj amerikan Doug Traser. Ata u njohën në internet në një faqe takimesh.

Pasi folën disa kohë ai mori menjëherë avionin nga San Francisco, Kalifornia dhe udhëtoi drejt Britanisë për të njohur nga afër të dashurën e tij. Doug u tregu i sinqertë dhe i tregoi adoleshentes së kishte qenë dy herë i martuar dhe kishte tre fëmijë, por mesa duket për Avalon më të rëndësishme ishin ndjenjat që kishin për njeri tjetrin, dhe aspak e shkuara e tij.

Ajo tha për “The Sun” se u dashurua menjëherë sapo e pa 44- vjeçarin amerikan dhe nuk kishte asnjë gjë të jashtëligjshme në këtë mes, pasi ajo ishte në një moshë që mund të kryente marrëdhënie seksuale.

Avalon është tani një studente e vitit të parë në Universitetin dhe ajo e ka marrë Dougin një natë me miqtë e saj të universitetit. Gjithashtu edhe nëna e saj e ka takuar partnerin e vajzës si dhe tre fëmijët e tij.

675932__ry2bidopf 675932__rjjhjoiaz 675932__hydbiuiag 675932__hkmbsoipf