17 korriku në histori

180 - Dymbëdhjetë banorë të Skilliumit në Afrikën e Veriut ekzekutohen pse ishin të krishterë. Kjo është e dhëna më e hershme e dokumentuar mbi praninë e të krishterëve në atë pjesë të botës. Gjykimi dhe ekzekutimi u krye në Kartagjenë gjatë periudhës së përndjekjeve të fundit nën perandorin Markus Aurelius, i njohur për vuajtjet e shkaktuara mes të krishterëve në Vjenë dhe Lion.

Fun

17/07/2016 08:17

1203 – Kryqëzata e Katërt – një flotë venedikase me kryqtarë në bord sulmon Kostandinopojën dhe e merr atë. Perandori bizantin Aleks Angelos ikën nga kryeqyteti i tij. Aleksi ishte nipi i Angjelinës, një nga bijat e perandorit Aleks Komnenos.

1791 – Anëtarët e Gardës Kombëtare Franceze nën komandën e gjeneralit Lafayette hapin zjarr ndaj një turmë jakobinësh radikal në Champ de Mars, Paris, gjatë Revolucionit Francez, duke vrarë deri në 50 njerëz.

1867 – Themelohet në Boston, Masaçusets, Shkolla e Mjekësisë Dentare të Harvardit – e para shkollë dentare në SHBA e lidhur me një universitet.

1918 – Car Nikolla II i Rusisë dhe familja e tij vriten nga bolshevikët e Çekas në shtëpinë Ipatiev në Jekaterinburg, Rusi.

1918 – Anija Carpathia, e cila kishte shpëtuar 705 të mbijetuarit nga Titaniku i mbytur më 1912, fundoset pranë brigjeve të Irlandës nga një anije luftarake gjermane – nga 55 njerëzit në bord, vetëm 5 shpëtojnë.

1936 – Lufta Civile spanjolle: Një rebelimi i forcave të armatosura kundër qeverisë majtiste e zgjedhur nga Fronti Popullor shënon fillimin e luftës civile të Spanjës.

1938 – SHBA; Douglas Corrigan, pilot, niset me një monoplan nga Nju-Jorku për në Los Angeles. 28 orë më vonë ai mbërriti jo në Kaliforni, por në Irlandë. Korrigan kishte fluturuar 5 mijë km pa pajisjeve komunikimi, përveç një busull. Shpjegimi i tij për gabimin monumental ishte se kishte ndjekur fundin e gabuar e gjilpërës së busullës. Që nga ajo kohë shprehja “wrong way Corrigan!” përdoret veçanërisht në sport, kur lojtari i hutuar vrapon me top drejt portës së vet.

1990 – Udhëheqësi palestinez Yasser Arafat (61 vjeç) martohet me Suha Tawil (27 vjeçe). Suha, nga një familje e pasur e krishtere nga Jeruzalemi u bë e njohur si veprimtare për të drejtat e grave. Në një intervistë me revistën Nju Yorker më 1995, ajo u shpreh: ”I kam thënë burrit se nëse u mohon grave barazi, unë do të jem në pararojë të grave në rrugë duke protestuar para zyrës së tij në shtetin e ri palestinez”.

2000 – Gjermania pranon të paguaj 5 miliardë dollarë për viktimat e periudhës së mizorive naziste.

1998 – Romë, Itali; një konferencë diplomatike miraton statutin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare – gjykatë e përhershme për të ndjekur penalisht individë të akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime agresioni.