17 familje u bënë me shtëpi, Gold AG: U bashkuam sot për një qëllim, pa dallim partiak

Halil Kastrati mbajti premtimin, sot dhuroi 17 banesa për familjet në nevojë.

ShowBiz

16/02/2019 18:35

Halil Kastrati sot bëri në një vend politikanë të partive të ndryshme dhe fytyra të tjera publike, për të ndarë këtë gëzim, shkruan lajmi.net.

Edhe reperi Gold AG ishte i pranishëm në atë vend, përmes një statusi në Instagram, reperi ka treguar se ky 17 shkurt është më i veçanti për të.

Duke falënderuar donatorët që dhurojnë për t’iu ndihmuar familjeve në nevojë, ai falënderoi Zotin që ka falë një burrë siç është Halil Kastrati në kohën kur vendi ka më së shumti nevojë.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I GOLDIT, PA NDËRHYRJE:

“17 gëzime, 17 banesa , 17 familje tani me kulm mbi kokë.Çdo 17 Shkurt e prita me qef por kjo që u bë sot e bëri më madhështore festën e Pavarësisë së Kosovës. Faleminderit Zot që ndër shekuj na fale burra që i dolën zot vatanit, e faleminderit që na fale një Halil në mesin tonë në kohën kur më së shumti kemi nevojë. U bashkum sot për një qëllim pa dallim partiak, derdhëm lot gëzimi bashk me të gjithë të pranishmit dhe thash me veten o Zot na sjell këso lot më shpesh se mjaft kemi qajt nga skamja sot po qajm e po qeshim nga gëzimi. Faleminderit donatorëve anembanë botës, faleminderit @halilkastrati dhe @jetimat.e.ballkanit ❤ GËZUAR KOSOVË ???? Jetofsh e lirë se nuk ka vend kafezi për SHQIPONJA ❤”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bt81tKOgDau/