1600 mërgimtarë aplikojnë për të votuar në zgjedhjet lokale

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më tani kanë arritur rreth 1600 aplikime të bëra nga diaspora për regjistrimin si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa ata kanë kohë për të aplikuar deri më 23 gusht.

Lajme

12/08/2017 21:29

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se procesi i aplikimit si votues jashtë Kosovës është duke vijuar normalisht.

Lidhur me votimit e diasporës nëpër ambasada e konsullata, Elezi ka thënë se mënyra e regjistrimit për votim të jashtëm është e rregulluar me ligj dhe rregulla zgjedhore. /RTK/