16 vjeçari thyen rekordin për shkruarjen më të shpejtë të mesazheve

Një 16 vjeçar nga Brazili ka hyrë në librin e rekordeve botërore, pasi që ka shkruar tekste të mesazheve me celularë aq shpejtë sa që dikush tjetër nuk do të mund ta bënte, raporton CNN.

Auto & Tek

17/05/2014 22:50

Marcel Fernandes shtypi 25 fjalë në një paragraf në celularin e tij për 18.19 sekonda, mjaftueshëm sa për të thyer rekordin e vendosur në janar prej 18.44 sekondave. Dhe ajo frazë nuk ishte e lehtë për tu shkruar. 

Fjalët ishin në gjuhën angleze në të cilat thuhej: \”The razor-toothed piranhas of the genera Serrasalmus and Pygocentrus are the most ferocious freshwater fish in the world. In reality they seldom attack a human\”. I gjithë shkrimi duhej të shkruhej dhe të shqiptohej saktësisht.

Në librin e rekordeve botërore Fernandes hyri të enjten, përderisa ai këtë rekord e kishte arritur më 25 prill në New York.

Adoleshenti kishte shkathtësi të mëdha dhe të shpejta të shkrimit me celularë, i cili tha se këto aftësi i kishte arritur në vitin 2009, pas kësaj në moshën 13 vjeçare ai vazhdoi të shkruaj në një monitor me prekje të kompjuterit të tij.

Ai për CNN tha: \”Që prej fëmijërisë gjithmonë i kam dashur celularët dhe ende i dua ata. Por nuk e konsideroj veten të varur nga celularët, pasi që nuk e shpenzoj kohën më të madhe duke i përdorur\”.