16 të arrestuar mbrëmë në Prishtinë

16 persona janë arrestuar, janë sekuestruar 14 armë të ftohta, 6 thika, 1 boks hekuri, 7 shufra te metalta bejsbolli, 1 elektroshok në formë baterie dhe 2 spray, në një aksion të ndërmarrë mbrëmë nga Policia e Kosovës në Kryeqytet.

Lajme

12/01/2014 13:21

 

Në aksionin e ndërmarrë mbrëmë nga policia, ku në shënjestër ishin disa lokale hoteliere, janë arrestuar 16 persona.

Në këtë aksion, po ashtu, siç raporton Kosovapress, janë sekuestruar 14 armë të ftohta, 6 thika, 1 boks hekuri, 7 shufra te metalta bejsbolli, 1 elektroshok në formë baterie dhe 2 spray.

Të arrestuarit fillimisht janë dërguar në stacion policor ku janë intervistuar dhe pastaj ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Mësohet se qëllimi i këtij aksioni ishte kontrolli për armë dhe substanca narkotike, dukuri këto ndaj të cilave policia e Kosovës ka ndërmarrë disa aksione në kohët e fundit.