16 korriku një datë tjetër për zgjedhjet në Shqipëri

Takimi i Edi Ramës,Lulzim Bashës dhe Ilir Metës në Pallatin e Kongresve me dy eurodeputetët David McAllister dhe Knut Flekenshtejn nuk ka prodhuar asnjë rezultat për zgjidhjen e krizës.

Lajme

25/04/2017 21:50

Palët kanë qëndruar te pozicionet e tyre fillestare. Por ndërkohë burime të Lapsi.al nga Partia Demokratike, thonë se 16 korriku është ofruar në tryezë si një datë e re për zgjedhjet parlamentare, por që nuk është pranuar prej opozitës, kushti kryesor i së cilës është qeveria teknike dhe kjo datë sipas saj nuk i le afat qeverisë teknike për të organizuar zgjedhjet.

Ndërkohë burime nga Partia Socialiste thonë se shtyrja e zgjedhjeve në 16 korrik ishte një propozim i ndërkombëtarëve.

Opozita nuk është dakordësuar me dokumentin e ndërkombëtarëve, pasi në të nuk përfshihej qeveria teknike, kërkesë që Basha e cilëson si të pandryshueshme.