15 vjet nga debutimi i Messit te Barcelona, a ju kujtohet rasti i pabesueshëm që kishte humbur

Lionel Messi ka qenë i destinuar për t’u bërë një nga më të mirët në histori të futbollit.

Sport

16/11/2018 15:33

Me vetëm 16 vjet, ylli argjentinas kishte luksin të ishte protagonist i një miqësore mes Portos dhe Barcelonës në stadiumin ‘Dragao’.

Porto që atëkohë drejtohej nga Jose Mourinho, kishte arritur të mposhte 2:0 Barcelonën e Frank Rijkaard.

Messi në këtë ndeshje u paraqit vetëm 15 minuta, dhe ai këto minuta i shfrytëzoi për të lënë gjurmët e një karriere që veç po fillonte.

Atëbotë 16 vjeçar, Messi përveç paraqitjes së mirë, humbi edhe një mundësi të artë për të shënuar në debutimin te Barcelona./Lajmi.net/

YouTube player