15 të vdekur pas një sulmi në Baghdad

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm vetëvrasës me bombë në një pikë kontrolli të policisë në kryeqytetin e Irakut, Baghdad, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Bota

29/03/2017 23:36

Është bërë e ditur që më shumë se 40 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, nga bomba e cila shpërtheu në një kamion të ngarkuar me eksploziv.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Ndërsa i ashtuquajturi Shteti Islamik së fundmi ka kryer sulme të ngjashme në Irak.