15 mijë dollarë për një postim në Insta, kjo është e veçanta e 22- vjeçares që po bën miliona (Foto)

Danielle Bernstein është një 22- vjeçare, e cila me anë të një postimi në Instagam fiton 15,000 dollarë.

Fun

24/07/2017 12:43

Paratë vijnë nga markat, të cilat duan që produktet e tyre të shikohen nga  992,000 njerëzit që e ndjekin Bernstein në Instagram.

Njësoj si shumë blogerë të tjerë të modës, ajo poston foto me veshjet e saj të përditshme, së bashku me informacion se si t’i blesh rrobat dhe aksesorët që ajo ka veshur.

Kompanitë paguajnë është e lidhur direkt me numrin e ndjekësve që një përdorues ka në Instagram. Kur Bernstein të rrisë ndjekësit e saj, ajo do të jetë në gjendje për të fituar më shumë për një post të vetëm.

‘Unë e mbështes plotësisht veten time. Unë kursej, investoj dhe jam duke u përpjekur të tregohem e zgjuar për çdo gjë dhe të mësoj më shumë me kohën”,- ka thënë 22-vjeçarja në një intervistë. /Lajmi.net/