15 futbollistët e famshëm që nuk kushtojnë as 1 euro

Shumë futbollistë të mirënjohur janë të lirë të nënshkruajnë me skuadra të reja gjatë këtij afati kalimtar të verës. Ata nuk kushtojnë as 1 euro të vetme dëmshpërblim.

Sport

20/06/2015 14:29

Afati kalimtar i verës është zakonisht mjaft i nxehtë.

Për nga temperaturat por edhe angazhimi i madh i skuadrave në kërkim të përforcimeve.

“Gazzetta dello Sport” ka bërë një përmbledhje duke publikuar emrat e 15 futbollistëve të lirë, që nuk kushtojnë as 1 euro të vetme.

Lista:

Alberto Aquilani, Marco Borriello, Nicolas Burdisso, Nigel De Jong, Didier Drogba, Yoann Gourcuff, Seydou Keita, Jevhen Konopljanka, Stefano Mauri, Philippe Mexes, Norberto Murara Neto, Giampaolo Pazzini, Sergio Romero, Javier Saviola, Ron Vlaar.