15 fakte rreth Kanadasë që do iu lënë pa mend (FOTO)

A e keni ditur se Policia e Kanadasë jep “tiketa pozitive” për njerëzit që sillen mirë në komunikacion?

Fun

22/12/2015 11:04

Kanada veç kësaj ka edhe plotë gjëra të tjera interesante e të bukura, e të cilat të nxitin që të shkosh të jetosh në Kanada.

Prandaj, lajmi.net e sjellë për ju listën e 15 fakteve më interesante rreth Kanadasë.

Kjo është lista:

 1) Kanada është vendi i dytë më i madh në botë, menjëherë pas Rusisë.

2) Populli i Kanadasë është më i edukuari në botë, më shumë se gjysma e banorëve të Kanadasë e kanë të përfunduar universitetin.

3) Prostitucioni është legal në Kanada, mirëpo blerja e shërbimeve të një prostitute nuk është.

4) Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Kanada është -63 gradë celsius në vitin 1947.

5) Kanada konsumon më shumë makarone dhe djathë se çdo vend tjetër në botë.

6) Banorët e Churchill, Kanadë, i lënë dyert e veturave të tyre hapur për të ua japur mundësinë këmbësorëve që të ikin nëse hasin në ndonjë ari polar.

7) Kanada ka më shumë liqene sesa krejt liqenet e botës të bëra bashkë.

8) Lëndimet e para kanadeze nga lufta e Afganistanit ishin nga një pilot amerikan i cili e kishte bombarduar një fushë për trajnime.

9) Tabelat e regjistrimit në veri-perëndimin e Kanadasë, e kanë formën e arushave polare.

10) Në vitin 2010, një kanadez e kishte shpëtuar një foshnje të porsalindur nga një shportë e plehrave, dhe pastaj e kishte zbuluar se ai ishte babai.

11) Kanada e ka vijën më të gjatë bregdetare në botë.

12) Në Newsfoundland, Kanadë, oqeani atlantik ndonjëherë ngrihet dhe njerëzit e shfrytëzojnë atë hapësirë për të luajtur hokej.

13) E gjatë 1,896 km, Yonge Street në Kanadë është rruga më e gjatë në botë.

14) Departamentet e Policisë në Kanada japin “tiketa pozitive” kur i shohin njerëzit duke bërë diçka pozitive.

15) Kanada ka më pak njerëz sesa zona metropolitane e Tokyos.

/lajmi.net