140 luftëtarë shqiptarë në ISIS, numri i rekrutimeve të reja në rritje

140 luftëtarë shqiptarë janë rreshtuar në radhët e IS, ku pjesa dërrmuese e tyre vijnë nga shtresat e margjinalizuara.

Lajme

13/11/2015 16:20

Kështu ka thënë kreu i Shërbimit Informativ shtetëror në Shqipëri, Vish Ajazi i cili konsideron se vëmendja duhet të fokusohet në institucionet arimore, pasi sipas tij, këto janë institucionet që gjurmohen shpesh nga ekstremistët.

“Numri i atyre të cilën kyçen në këto rrjete është në rritje. Mbase njerëzit duan më shumë vëmendje nga shteti, shkolla, shoqëria, komuniteti fetar, pasi janë me probleme financiare, edukimi dhe duhen adresuar”, thotë Ajazi.

Kryeqytetet shqiptare si Tirana, Shkupi, Prishtina si dhe një sërë vendesh të tjera sipas studimit të Institutit Kanadez të Teknologjisë mbeten vendet më të ndjeshme ndaj rekrutimeve të ISIS.

“Frekuentimi më i madh e shohim në Tiranë e Shkodër për Shqipërinë; Tetova, Gostivari, Shkupi në Maqedoni, në Kosovë shohim Gjilanin, Ferizajn, Prishtinën” , thotë Fabian Zhilla.

Për Kryetarin e komunitetit muslim an në Shiqipëri Skënder Bruçaj, qeveria shqiptare duhet ta adresojë luftën ndaj ekstremizmit kundër medias online. Sipas tij rekrutimi online është një metodë që është vënë re edhe në vendin tonë.

Rrjetet sociale janë një nga burimet kryesore që kjo organizatë terroriste përdor për rekrutimet e reja”, thotë ai.

Gjatë konferencës ” strategjitë e marrëdhënieve online me publikun të ISIS në Shqipëri” ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile apeluan njëzëri se përballja online me propagandën e IS në Shqipëri ka dështuar.