14 vjeçarja lind në toalet, foshnjën e hedh në mbeturina

Një 14 vjeçare e cila u ankua për dhimbje stomaku ka sjellë në jetë një fëmijë në tualetin e spitalit dhe më vonë e ka hedhur foshnjën në bërllok. Ngjarja ka ndodhur në provincën Siirt në Turqi.

Bota

24/05/2016 23:18

Vajza ishte dërguar në spitalin shtetëror të Siirt për të marrë tretman për dhimbje të stomakut, por kishte përfunduar duke lindur fëmijë në tualetin e spitalit.

Një grua që kishte parë gjithçka kishte lajmëruar stafin e spitalit.

14 vjeçarja u gjet e pa ndjenja në tualet dhe foshnja e saj u mor menjëherë për tretman intensiv mjekësor.

Policia ka nis hetimet pasi beson se adoleshentja ka ngel shtatzënë si rezultat i përdhunimit.