14 vite nga debutimi i Messit me skuadrën e parë të Barcelonës

Atë natë në Portugali, Barcelona nuk kishte një shfaqje të madhe, duke humbur 2:0 ndeshjen miqësoren.

Sport

16/11/2017 19:08

16 nëntori do të kujtohet gjithmonë nga Lionel Messi dhe tifozët e futbollit.

14 vite më parë, pesë herë fituesi i Topit të Artë, kishte debutuar për Barcelonën, për të ndryshuar përgjithmonë historinë e futbollit.

Gjeniu argjentinas më 16 nëntor të vitit 2003, kishte debutuar për Barcelonën në një miqësore ndaj Portos, që atëkohë drejtohej nga Jose Mourinho.

Atë natë në Portugali, Barcelona nuk kishte një shfaqje të madhe, duke humbur 2:0 ndeshjen miqësoren.

Rreth 15 minuta para përfundimit të ndeshjes, një i ri me emrin Messi, u inkuadrua në lojë, duke mbajtur veshur fanellën me numër 14, shkruan lajmi.net.

Messit i kishte mjaftuar një stërvitje me ekipin e parë, për të bindur Ronalidinho se ka të gjitha kapacitetet për t’u bërë futbollisti më i mirë në botë.

Për të bërë debutimin me skuadrën e parë në ndeshje zyrtare, Messi ka pritur 16 tetorin e vitit 2004, në derbin katalan mes Barcelonës dhe Espanyol./Lajmi.net/

YouTube player