14 të vdekur pas të shtënave në Meksikë

Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur dhe tetë të tjerë të lënduar, pas një sulmi në një qendër rehabilituese në qytetin Chihuahua në Meksikë.

Bota

27/09/2017 17:57

Disa persona të maskuar ishin futur në qendrën për rehabilitim nga droga, Familias Unidas, në mbrëmje dhe kanë shtënë mbi personat që ishin brenda.

Policia ka thënë që motivet e këtij sulmi ende janë të paqarta.

Ndërsa forcat e sigurisë kanë vendosur pika kontrolli nëpër qytet, mirëpo ende nuk kanë arritur të kapin kryesit e veprës.