14 të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Pesë femra dhe nëntë meshkuj janë lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira tri vetura civile.

Lajme

01/09/2014 12:39

Dymbëdhjetë nga të lënduarit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi, ndërsa dy të tjerë gjenden në tretman mjekësor. 

Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në tri veturat. 

Kurse, në udhëkryqin e rrugëve, Kievë-Malishevë-Pejë, ka ndodhur një aksident tjetër, trafiku në mes dy veturave, ku lëndime të lehta trupore kanë pësuar një foshnje dhe një mashkull, të cilët janë dërguar në tretman mjekësor.