14 persona vdesin nga zjarri që përfshiu restorantin në Indi

Të paktën 14 persona kanë vdekur nga zjarri që përfshiu një restorant në Mumbai të Indisë.

Bota

29/12/2017 11:35

Nga raportimet thuhet se zjarri përfshiu restorantin gjatë festimit të një ditëlindjeje, ku të vdekur mbetën 14 persona, 11 nga viktimat ishin femra, transmeton Lajmi.net.

“Policia dhe zjarrëfikësit po hetojnë shkaqet e zjarrit mirëpo ende nuk dihet se si filloi” thuhet nga autoritetet e Mumbait.

Raportohet se e vdekur ka mbetur edhe  personi që po festonte ditëlindjen e cila sot mbushte 28 vjet. /Lajmi.net/