13 vjeçarja shqiptare kampione në Serbi – Lajmi.net
13 vjeçarja shqiptare kampione në Serbi
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 17:38, 4 May 2018
Edhe pse është vetëm 13 vjeç, Ermelinda Kadiu është shpallur kampione e Ballkanit në karate për peshën nën 39 kilogramë, kampionat që u zhvillua në Beograd me pjesëmarrjen e 10 shteteve.

Ermelinda prej 5 vjetësh ushtron sportin e karatesë, ndërsa tregon se sfida ishte e vështirë, por në fund ia doli.

“Ishte e vështirë sepse në finale u ndesha me një boshnjake”, thotë 13-vjeçarja.
Ndonëse në moshë të vogël, ajo ka një mesazh për bashkëmoshatarët e saj. “Të merren me një sport dhe të mos luajnë në celular”.

Trajneri Lirim Dedej, besoi tek Ermelinda dhe përkushtimi 5-vjeçar për të arritur në këtë sukses.

“Kjo arritje është një punë 5 vjeçare”, shprehet trajneri.

Shkolla e Dushkut, në të cilën mëson Ermelinda e pritën me entuziazëm dhe drejtoria e shkollës zhvilloi një ceremoni për të nderuar kampionen, madje duke e vlerësuar edhe me një certifikatë mirënjohje.

Përveç Ermelindës si kampione, medalje ari mori dhe Dejan Asalla nga Peqini.

Fjalët kyçe: Ermelinda Kadiu

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bike Rivals