13 vjeçari me autizëm së shpejti pikturat do t’i kthejë në modë (Video)

Niam Jain flet shumë pak. 13 vjeçari filloi të pikturojë rreth një vit më parë, si terapi për autizëm.

ShowBiz

09/01/2017 14:47

Nëna e Niamit i postoi punimet e tij në rrjetet sociale dhe rastësisht, dizajneri i modës në Toronto, Evan Biddell i pa, transmeton lajmi.net.

Ai vendosi që të dizajnojë 10 fustane me atë se çfarë kishte pikturuar Niami.

Biddell thotë për CBC Toronto se çdo shansë për t’i dhënë kurajo një individi të ri është emocionues.

“Ne të gjithë kemi qenë të bekuar në jetë, por nuk vjen çdo ditë nga një artist i cili është unik dhe special”, shprehet ai. /Lajmi.net/