13 vjeçare, 3 herë e përdhunuar

Në shikim të parë nga jashtë kjo ndërtesë duket shumë normale dhe i ngjan një institucioni që duhet të përkujdeset për fëmijët që mbetet në rrugë. Por rrëfimet brenda këtyre mureve flasin diçka tjetër.

Lajme

20/02/2018 19:42

shtë vetëm 13 vjeçar, ky djalosh është ulur në korridorin e “25 Majit” dhe e pi duhanin sikur një burrë. Edhe pse brenda objektit, askush nuk i thotë që kështu nuk duhet bërë.

Frika mbizotëron në këtë institucion, objekti është vend i sigurt vetëm kur vijnë gazetarët, pasi që i gjithë ekipi angazhohet që kamerat mos të filmojnë asgjë. Vajzën të përdhunuar e njohin pothuajse të gjithë. Edhe pse të gjithë kanë dëgjuar për rastin, vetëm njëri prej tyre merr guximin të flasë. Thotë që vajzën e përdhunuar nuk e ka parë gati 8 muaj, kurse shpjegon se kohën që ka qenë në këtë objekt, dy herë ia ka vënë flakën dhomës së saj. Edhe pse kjo është qendër për pranimin e fëmijëve, në këtë qendër ishin strehuar edhe familje të tëra.

Edhe pse thonë që aty janë përkohësisht. Menaxhmenti thotë që rasti në fjalë nuk ka ndodhur në objektin e “25 Majit” por në objektin tjetër të këtij institucioni, i quajtur, “Ranka Millovanoviç”.

Në “25 Maj” janë 25 kryesisht fëmijë më të urtë, dhe që janë të lënë nga familjet. Kurse në “Ranka Millovanoviç” janë 18, që sipas punëtorëve, janë më problematik dhe persona që kanë kryer vepra penale. Gjendja edhe në “Ranka Millovanoviç” nuk është më e mirë. Dyert janë të hapura, kurse aty mblidhen edhe persona që nuk janë banorë të këtij institucioni, raporton Tv21.tv

Ekipe të Avokatit të Popullit të Maqedonisë erdhën për të parë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur, kurse Prokuroria Themelore Publike tanimë ka krijuar lëndën dhe po heton rastin. Prokuroria Themelore e Velesit tanimë ka një të dyshuar konkret, për të cilin ka kërkuar nga Instituti për Mjekësi Ligjore që t’i bëjë analizat. Ky nuk është rasti i parë që përdhunohet vajza e njëjtë. Vitin e kaluar, prindi i saj ka paraqitur në polici rastin se vajza e tij ka qenë e përdhunuar në Strugë, e gjithçka çka ka bërë policia është evidentimi i rastit.

Pasi rasti nuk është proceduar nga policia deri tek organet kompetente, Shefqetit iu është dashur që analizat t’i bëjë vetë. Ai ka kërkuar që të bëhen analizat nga Instituti për Mjekësi Ligjore që të konfirmohet se ajo ka qenë e përdhunuar por nga atje i kanë kërkuar 500 euro, para që ai nuk ka mundur t’i sigurojë. “Erdhi polica, më mori deklaratë prej meje dhe prej të voglës. Kjo ka ndodhur në 2016-n. Nga qendra për punë sociale më thanë: Shefqet, duhesh ta dërgosh në Mjekësi Ligjore, ta shohësh a është me të vërtetë e përdhunuar.

Kur e dërgova tek Mjekësia Ligjore, ata më kërkuan 500 euro”, tha Shefqet Ibrahimi. Qendra sociale është e tipit të hapur, që i bie se fëmijët kanë të drejtë të dalin kur të duan, e punëtorët nuk mund t’i ndalin. Prej te “25 Maji” thonë se sa herë që vajza është larguar, policia ka qenë e informuar.

YouTube player