13 qershori në histori

Prifti Martin Lutheri martohet me murgeshën Katharina von Bora, në kundërshtim me dekretin nga Kisha Katolike Romake që ndalonte martesat e priftërinjve dhe murgeshave. Çifti pati disa fëmijë dhe me vdekjen e Luterit, 1546, Katharina Bora u vu në krye të kishës protestante, e cila më pas do të quhej Luterane

Fun

13/06/2016 08:16

Dekreti i Milanos, nënshkruar nga Konstandini i Madh dhe bashkë-perandori Valerius Licinius, që u jep lirinë fetare të gjithë banorëve në Perandorinë Romake, shpallet në Nicomedia (sot Izmit, në veriperëndim të Anadollit).

1525 – Gjermani; prifti Martin Lutheri martohet me murgeshën Katharina von Bora, në kundërshtim me dekretin nga Kisha Katolike Romake që ndalonte martesat e priftërinjve dhe murgeshave. Çifti pati disa fëmijë dhe me vdekjen e Luterit, 1546, Katharina Bora u vu në krye të kishës protestante, e cila më pas do të quhej Luterane.

1774 – Amerikë; Rhode Island bëhet e para koloni britanike e Amerikës së Veriut që ndalon importimin e skllevërve dhe mbyll kufijtë për të penguar trafikimin e tyre.

1865 – Në Dublin, Irlandë, lindi William Butler Yeats – poezitë e para i botoi 19 vjeç; i bashkohet lëvizjes revolucionare Vllazëria Republikane Irlandeze. Në raportet e policisë më 1899, Yeats përshkruhet “pak a shumë revolucionar”. Më pas ai tërhiqet pas folklorit dhe përpiqet të bëjë atë që vëllezërit Grim bënë për gjermanët – mblodhi dhe botoi legjendat irlandeze.

1894 – Lindi, Jacques Henri Lartigue, fotograf dhe piktor francez, i njohur për fotografitë e tij të garave me automobilë dhe modeleve pariziane të modës. Vdiq më 1986. Punimet e tij shpesh krahasohen për nga stili me ato të shqiptaro-amerikanit Gjon Milit (1904 – 1984), i njohur për fotografi objektesh dhe njerëzish në lëvizje.

1912 – SHBA; Federata Panshqiptare Vatra njihet zyrtarisht nga shtetit Masaçusets. Ky zhvillim e përfshin Vatrën në lëvizjen e rilindjes Kombëtare në rol kryesor gjatë etapës finale të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

1917 – Lufta e Parë Botërore: gjermanët kryejnë sulmin e parë ajror ndaj Londrës me bombardues Gotha G., duke shkaktuar 162 të vdekur, përfshi 46 fëmijë, si dhe 432 të plagosur.

1944 – Lufta e Dytë Botërore: Gjermania nis sulm me raketa V-1 ndaj Anglisë. Ishte arma e parë e këtij lloji dhe njerëzit filluan t’i quanin ‘bomba fluturuese’. Vetëm katër nga njëmbëdhjetë raketat e hedhura këtë ditë arritën të godasin objektivat e tyre.

1949 – Ethet e kuqe; Universiteti i Kalifornisë shpall rregullin sipas të cilit të gjithë profesorëve e punonjësve të këtij institucioni u kërkohej të nënshkruanin një dokument ku betoheshin se nuk kishin lidhje me ide ose Parti Komuniste.

1955 – Zbulohet miniera e parë e diamantit në Bashkimin Sovjetik. Miniera, sot e mbyllur, ndodhet në Mirny, Siberi Lindore, Rusi.